MBËSHTETJE PËR PËRFSHIRJEN E GRAVE ROME DHE GRAVE NGA MINORITETET TJERA ETNIKE NË TREGUN E PUNËS

Lokacioni i projektit: 

Komunat e Shkupit, Kumanovës, Manastirit.

Kohëzgjatja e projektit: 

15 muaj: nga 15.12.2015 deri më 15.03.2017.

Objektiva e përgjithshme: 

Qëllimi i përgjithshëm i propozimit është nxitja e përfshirjes së grave me disavantazh, me theks të posaçëm mbi gratë rome dhe gratë prej minoriteteve tjera etnike, duke krijuar mundësi të barabarta në qasjen në tregun e punës.

Objektivat specifike: 
  • Të lehtëson përfshirjen e grave rome dhe grave prej minoriteteve tjera etnike në tregun e punës, nëpërmjet përforcimit të shkathtësive dhe kualifikimeve të tyre, duke ndihmuar integrimin e plotë të tyre në shoqëri;
  • Të përforcon rolin e Agjencisë për punësim në zbatimin e programit për përfshirje sociale për gra rome dhe gratë prej minoriteteve tjera etnike, me theks të posaçëm mbi ndërtimin e partneriteteve dhe bashkëpunimit.
Grupi synues / Përfitues: 

Grupi synues do të përbëhet prej gjithsej 60 grave:

  • Gra rome;
  • Gra nga minoritetet tjera etnike.
Aktivitete: 

A1) Zhvillimi personal i kërkuesve të punës, përfshirë përgatitjen dhe zbatimin e planeve për zhvillim personal:

  • Punë në teren në bashkësi – sesione informative – 2 sesione informative në Shkup; 2 sesione informative në Kumanovë dhe 2 sesione informative në Manastir;
  • Vlerësime individuale për përzgjedhje të përfituesve – 60 vlerësime individuale për gra rome dhe gra prej minoriteteve tjera etnike, 20 prej secilit qytet;
  • Përgatitje e planeve për zhvillim – 60 plane për zhvillim për gra rome dhe gra prej minoriteteve tjera etnike, 20 prej secilit qytet;
  • Aktivitete konsultative për kërkim pune – 60 gra, 20 prej secilit qytet, do të pranojnë konsultime për orientimin e tyre profesional.

A2) Përgatitje dhe zhvillim të trajnimeve të përgatitura sipas nevojave të grupit synues:

  • Organizim i trajnimeve edukative për përpilim të rezymesë, letrës së motivacionit dhe mësime mbi sjelljen gjatë intervistës – do të organizohen 6 trajnime edukative për përpilim të rezymesë, letrës së motivacionit dhe mësime mbi sjelljen gjatë intervistës (dy trajnime për çdo qytet, gjithsej gjashtë);
  • Organizim i kurseve për zhvillim të shkathtësive profesionale, të përgjithshme, gjuhësore dhe kompjuterike në bashkëpunim me Agjencinë për punësim – Do të mbështeten 60 gra, 20 prej secilit qytet, që të futen në tregun e punës dhe të gjejnë punë, duke ndjekur në mënyrë aktive shpalljet e punës në internet dhe gazeta;
  • Organizimi trajnimeve për punë – do të organizohen 6 trajnime për punë (dy trajnime për çdo qytet, gjithsej gjashtë).

A3) Tejkalimi i pengesave që vështirësojnë pjesëmarrjen e grave në fuqinë e punës:

  • Zhvillimi i programit për promovim të barazisë gjinore dhe fuqizimi i grave rome, grave të minoriteteve tjera etnike për tejkalimin e faktorëve kulturor dhe tradicional në familje dhe shoqëri;
  • Përgatitja e vlerësimit për respektim të traditës por jo në dëm të të drejtave të grave.

Qendra maqedonase për të drejta të grave “Shelter Centre” – Shkup

Organizata partnere: 
Qendra për komunitetin rom (QKR) “Drom” – Kumanovë
Detaje kontakti: 
PROJECT COORDINATION
Daniela DABESKA, Project Manager
+389 75 430 043
dabeska_daniela@yahoo.com

MACEDONIAN WOMEN’S RIGHTS CENTRE “SHELTER CENTRE” – SKOPJE
Daniela DABESKA, President
+389 75 430 043
dabeska_daniela@yahoo.com
https://www.facebook.com/groups/679204278757291/

ROMA COMMUNITY CENTRE (CRZ) “DROM” – KUMANOVO
Ahmet JAŠAREVSKI, President
+389 70 541 535
ahmet_drom@yahoo.com
http://www.drom.org.mk/