RRUGA DREJT PUNËSIMIT ME ANË TË ZHVILLIMIT TË SHKATHTËSIVE DHE INTEGRIM TË QËNDRUESHËM NË TREGUN E PUNËS TË ROMËVE, VEÇANËRISHT GRAVE ROME (PATHSKILL)

Lokacioni i projektit: 

Komunat e Shkupit të Shuto Orizarës dhe Çairit dhe Komuna e Tetovës në pjesët e banuar me rom.

Kohëzgjatja e projektit: 

15 muaj: nga 06.04.2016  deri më 05.07.2017.

Objektiva e përgjithshme: 

Projekti i propozuar do të kontribuojë për përpjekjet kombëtare për uljen e varfërisë dhe përfshirjen socio-ekonomike të romëve, veçanërisht grave rome, në përputhje me objektivat e “Strategjisë kombëtare për përfshirje sociale dhe ulje të varfërisë, Strategjia Kombëtare e Romëve” dhe “Strategjisë për përmirësimin e pozitës së grave rome” duke krijuar mundësi të barabartë për të gjithë në qasjen e tregut të punës.

Objektivat specifike: 

Objektiva specifike e aksionit është të lehtësojë integrimin e qëndrueshëm në tregun e punës të individëve të përkatësisë etnike rome, veçanërisht grave me anë të përmirësimit të potencialit të tyre të punës dhe trajtimit të pengesave që vështirësojnë pjesëmarrjen në tregun e punës.

Grupi synues / Përfitues: 
  • 180 përfitues të përkatësisë etnike rome, me fokus në gratë rome Për të synuar më të cenuarit, prioritet do të jepet nënave vejane/të ndara.
Aktivitete: 
  • Themelimi i Grupit Teknik të Punë i përbërë nga profesionistë operativ në fushën e përfshirjes socio-ekonomike të romëve;
  • Modulet për trajnimin profesional në përputhje me nevojat aktuale të tregut të punës, veçantitë e përftuesve, prapavijën e tyre profesionale (nëse ka) dhe aftësimi arsimor;
  • Plane personale zhvillimore për përfituesit në bazë të vlerësimit të shkathtësive individuale dhe nivelit të njohurisë;
  • Trajnime në vendin e punës;
  • Trajnim për shkathtësi ndërpersonale dhe komunikimi për të përforcuar kompetencat kryesore të vendit të punës për përfituesit;
  • Seanca tematike të synuar për vetëdijesimin e përfituesve dhe familjeve të tyre mbi qëndrimin tradicional drejt arsimit të grave dhe punësimit dhe pasojat nga ajo.

Organizata ndërkombëtare e migracionit (IOM) – Shkup

Organizata partnere: 
ЗShoqata për zhvillim të komunitetit rom në Maqedoni “Sumnal” – Shkup
Shoqata për zhvillim demokratik të romëve “Sonce” – Tetovë
Detaje kontakti: 
INTERNATIONAL ORGANIZATION FOR MIGRATION (IOM) – SKOPJE
Biljana SIMEONOVA, Project Coordinator
+389 2 309 5477

DEVELOPMENT ASSOCIATION OF THE ROMA COMMUNITY IN MACEDONIA “SUMNAL” – SKOPJE
Fatma BAJRAM-AZEMOVSKA
+389 70 699 743

ROMA DEMOCRATIC DEVELOPMENT ASSOCIATION “SONCE” – TETOVO
Ferdi ISMAILI
+389 78 201 311