PARTNERITETE LOKALE PËR PËRFSHIRJE SOCIALE

Lokacioni i projektit: 

Komunat e Gostivarit, Prilepit, Kërçovës, Vrapçistës dhe Brvenicës.

Kohëzgjatja e projektit: 

20 muaj: nga 14.12.2015 deri më 14.08.2017.

Objektiva e përgjithshme: 

Të propozuar është të fuqizon aktorët kyç lokal dhe shoqërinë civile për zhvillimin e planeve të aksionit për përfshirje sociale në nivel lokal.

Objektivat specifike: 
  • Të lehtëson partneritetet mes autoritetet lokale, shoqërisë civile dhe sektorit privat në zgjedhjen e problemeve socio-ekonomike;
  • Ndërtim i kapaciteteve të aktorëve lokal që të veprojnë si aktorë social pro-aktiv në identifikim dhe drejtim të nevojave sociale të komuniteteve lokale;
  • Rritja e vetëdijes së të gjithë aktorëve në komunitetet lokale mbi përparësitë e partneriteteve lokale dhe zhvillimit lokal pjesëmarrës;
  • Promovim i partneriteteve lokale si model efektiv për zhvillim të planeve konkrete lokale të veprimit.
Grupi synues / Përfitues: 
  • Vetëqeverisje lokale;
  • OJQ;
  • Përfaqësues të institucioneve publike;
  • Sektori privat;
  • Grupet e rrezikuara;
  • Qytetarët, publiku i përgjithshëm.
Aktivitete: 

A1.1) Vlerësim i kompetencave institucionale për të drejtuar përfshirjes sociale në nivel lokal:

  • Ky projekt do të nis me zhvillimin e vlerësimit të nevojave në komunat e parapara.

A1.2) Ngjarje hyrëse për Themelimin e partneriteteve lokale për përfshirje sociale:

  • Themelim i partneriteteve lokale për përfshirje sociale dhe miratimi i planeve lokale për veprim për përfshirje sociale do të zbatohet nëpërmjet procesit të serive të ndërlidhura të ngjarjeve për rritje të vetëdijes dhe bashkëpunim.
    • A.1.2.1) Punëtori për ndërtim të konsensusit që do të kenë për qëllim të përcaktojnë përparësitë për zgjedhjen e problemeve lokale socio-ekonomike në komunën përkatëse.
      A.1.2.2) Punëtori për ndërtim të partneriteteve që do të kontribuojë për bashkëpunim shumë-sektorial dhe do të nxit bashkëpunimet mes institucioneve lokale, OJQ-ve dhe sektorit privat.

A2.1) Mbështetje të vazhdueshme për partneritete lokale:

  • Mundësim i aktiviteteve të partneritetit dhe angazhimit të bashkësisë për plotësim të potencialit, dhe lehtësimin e pjesëmarrjes aktive, kërkon resurset përkatëse dhe mbështetjen profesionale të shkathët, që do të sigurohet nëpërmjet sportelit të vazhdueshëm për ndihmë dhe vizitave në teren.
    • A2.1.1) Miratim i planeve të veprimit për përfshirje sociale lokale:

      • Procesi i mbështetjes së vazhdueshme për partneritete lokale do të përfundon me miratimin e planeve të veprimit të përfshirje sociale lokale nga këshilli komunal në çdo komunë.

A3.1) Ndërtimi i synuar i kapaciteteve dhe konsultime:

  • Procesi i themelimit të Partneriteteve lokale dhe përpilimi i planeve të veprimit për përfshirje sociale do të përkrahen me ndërtim të synuar të kapaciteteve dhe konsultime.

A4.1) Shpërndarja e informatave dhe aktivitete për rritje të vetëdijes:

  • Rezultatet dhe përvoja e procesit të themelimit të partneriteteve lokale në fushën e përfshirjes sociale dhe shpërndarje e planeve lokale të veprimit për përfshirje sociale në tërë vendin.
    • A.4.1.1) Manual për zhvillimi të Partneriteteve lokale dhe planet e veprimit për përfshirje sociale:

      • Qëllimi i publikimit është të analizon mundësitë për zbatim të modelit të partneriteteve lokale që mund të kontribuojnë për zgjedhje të problemeve socio-ekonomike në komunitetet lokale bë vendin tonë.
      A.4.1.2) Konferenca përfundimtare nacionale:

      • Kjo ngjarje përfundimtare do të përqendrohet në leksionet e mësuara dhe mundësitë për përfshirje të modelit të partneriteteve lokale në komuna tjera.

Shqoata për iniciativa demokratike (ADI) – Gostivar

Organizata partnere: 
Qendra për iniciativa qytetare (QIQ) – Prilep
Qendra për informim, bashkëpunim dhe zhvillim të organizatave joqeveritare (CNVOS) – Ljubljanë, SLLOVENI / Center za informiranje, sodelovanje in razvoj nevladnih organizacij (CNVOS) – Ljubljana, SLOVENIJA
Detaje kontakti: 
ASSOCIATION FOR DEMOCRATIC INITIATIVES (ADI) – GOSTIVAR
Nino SOTIROVSKI, Project Officer
+389 77 571 756
nino@adi.org.mk
+389 42 221 100
adi@adi.org.mk
www.adi.org.mk

CENTRE FOR CIVIL INITIATIVE (CCI) – PRILEP
Dimitar BARABANOV, Project Officer
+389 71 230 020
miki@cgimk.org.mk
+389 48 400 480
ccimk@cgimk.org.mk
www.cgimk.org.mk

CENTRE FOR INFORMATION SERVICE, CO-OPERATION AND DEVELOPMENT OF NGOS (CNVOS) – LJUBLJANA, SLOVENIA
Veronika VODLAN, Project Officer
veronika.vodlan@cnvos.si
info@cnvos.si
www.cnvos.si