PLATFORMA AKTIVE MAQEDONASE PËR PËRFSHIRJE SOCIALE (MAPSI)

Lokacioni i projektit: 

18 komuna prej 6 zonave zgjedhore.

Kohëzgjatja e projektit: 

18 muaj: nga 15.12.2015  deri më 15.06.2017.

Objektiva e përgjithshme: 

Të krijon MAPSI – Platformë aktive maqedonase për përfshirje sociale – gjithsej 18 platforma aktive – rrjete që do të përfshijnë sërë lëndësh dhe grupe të synuara, që dukshëm të përmirësojnë statusin e grupeve të rrezikuara në nivel lokal.

Objektivat specifike: 
  • Përforcimi i roleve të aktorëve të rëndësishëm (njësive të vetëqeverisjes lokale, institucionet qeveritare, organizata joqeveritare dhe aktorë tjerët ë rëndësishëm) në zhvillimin, zbatimin dhe monitorimin e programeve për përfshirje sociale me theks të posaçme mbi ndërtimin e partneriteteve, rrjetëzimit dhe bashkëpunimit;
  • Pjesëmarrje e rritur e të gjithë aktorëve lokal për përmirësim ose krijim të mundësive për personat në rrezik social dhe personat që kanë përjetuar përjashtim social të kenë qasje të lehtë në tregun e punës;
  • Aktorët të luajnë rol aktiv në zhvillimin, zbatimin dhe monitorimin e programeve për përfshirje sociale në nivel lokal.
Grupi synues / Përfitues: 

Grupet e synimit:

  • Grupet e rrezikuara dhe individët e eksponuar rreziqeve sociale në nivel lokal në secilën prej 18 komunave (rinia dhe gratë);
  • Të punësuarit në administratën lokale dhe qendrore, institucionet publike dhe OJQ-të që punojnë në fushën e përfshirjes sociale të grupeve më të rrezikuara.

Përfituesit:

  • Njësitë e vetëqeverisjes lokale;
  • Këshillat komunal;
  • Organet qeveritare / institucionet publike të përfaqësuara në nivel lokal;
  • OJQ-të;
  • Sektori afarist / bashkësia;
  • Organizatat religjioze në nivel lokal;
  • Grupe të ndryshme lokale interesi dhe bashkësi (të fermerëve, zanatçinjve, organizatave shëndetësore, sindikatat, odat tregtare, etj.);
  • Këshillat rinorë;
  • Institucionet akademike;
  • Mediat lokale dhe publiku i përgjithshëm;
  • Qytetarët e Republikës së Maqedonisë.
Aktivitete: 

Pakoja e punës Nr. 1 – Punë me OJQ-të lokale.

  • Takime dhe krijimi i rrjetit koordinativ i OJQ-ve – 18 OJQ në nivel lokal;
  • Punëtori dhe trajnim për ndërtim të kapaciteteve për koordinim dhe monitorim të Platformës lokale aktive për përfshirje sociale (dialog social shumëpalësh në komunë) – Trajnimi i trajnerëve (TiT mbi Matricën e monitorimit);
  • Bazuar në modelin e monitorimit të rrjetit koordinativ të OJQ, do të krijon strategjinë e unifikuar për krijimin e një programi gjithëpërfshirës nga të gjithë aktorët.

Pakoja e punës Nr. 2 – Puna me aktorët lokal.

  • Takime individuale me aktorë në nivel lokal dhe lista gjithëpërfshirëse të gjithë aktorëve të pranishëm në komunën e synuar;
  • Konferenca lokale gjithëpërfshirëse të koordinuara nga OJQ-të lokale Krijimi i Platformave aktive lokale për përfshirje sociale. Aktorët lokal do të trajnohen të përdorin modelin për monitorim (Matricën) dhe të identifikojnë pika kritike dhe zgjedhje për integrim më të madh të përfshirje të grupeve të synuara;
  • Punë e vazhdueshme e LAPSI – Tre punëtori në nivel lokal në çdo komunë të synuar.

Pakoja e punës Nr. 3 – Dukshmëria dhe përcjellja e rezultateve të projektit.

  • Konferenca e Platformave aktive maqedonase për përfshirje sociale – nivel nacional – të gjitha 18 Platforma lokale prezantojnë strategjitë dhe programet e zhvilluara dhe diskutim i hapur publik mbi rezultatet – të mbahet në Shkup;
  • Promovim i MAPSI programeve në nivel lokal – Përgatitje e njoftimeve për shtypin dhe kampanjës mediatike;
  • Krijimi i online platformës në internet për rritje të bashkëpunimit brenda dhe përmes bashkëpunimit komunal dhe përhapja dhe shumëzimi i mëtutjeshëm i rezultateve.
Organizata kryesore: 

Instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhënie ndërkombëtare Ohër (OI) – Shkup

Organizata partnere: 
Lobi maqedonas i grave (LMG) – Shkup
Detaje kontakti: 
PROJECT COORDINATION
Biljana JANEVA, Executive Director
+389 70 244 694
b.janeva@oi.org.mk

OHRID INSTITUTE FOR ECONOMIC STRATEGIES AND INTERNATIONAL AFFAIRS (OI) – SKOPJE
+389 2 322 4457
info@oi.org.mk
https://www.FACEBOOK.com/OhridInstitute
https://TWITTER.com/OHRIDInstitute