Trajnime në fazën e mesme të zbatimit të projekteve, dita 1

11 Pri 2016
15 Pri 2016
Trajnimet tona janë paramenduar si mundësi për Grantistët që ose të mësojnë diçka të re ose të riafirmojnë njohurinë e tyre si dhe të zgjerojnë shkathtësitë e tyre në lidhje me aspektet e përgjithshme të menaxhimit me ciklin projektues dhe më e rëndësishme me çështjet specifikim që paraprijnë Menaxhimit me Grante të BE-së.

Trajnimet tona janë dizajnuar në mënyrë specifike për pranuesit e Skemës së Granteve “Nxitja e Përfshirjes Sociale” dhe janë kryesisht të synuar për personat e përfshirë drejtpërdrejtë në zbatimin e Projekteve të grantit. Dy persona nga secila organizatë e grantit dhe në raste të jashtëzakonshme, më tepër, janë ftuar për të marrë pjesë në këto trajnime.

2 trajnimet e organizuar në vitin 2016 kanë mbuluar çështjet relevante për fazën e mesme të zbatimit të projekteve: menaxhimi me kontratën e grantit, prokurimi sekondar dhe komunikimi dhe vizibiliteti.

2 trajnimet që duhet organizuar në vitin 2017 do të mbulojnë çështjet relevante për fazën e fundit të zbatimit të projekteve: raportimi narrativ dhe raportimi financiar.
Temat që ishin mbuluar në ditën e parë të trajnimit për fazën fillestare përfshijnë:

  • Menaxhimi me kontratën e grantit: qëllimi, aktorët kryesor, rrjedhja e komunikimit; pasqyrë e kushteve speciale (Nenet 1-7); pasqyrë e Anekseve I-X (Neni 6); pasqyrë e Kushteve të Përgjithshme (Aneksi II); dispozitat e përgjithshme: obligimi për të siguruar raporte, pronësia, përdorim i rezultateve dhe pronave, monitorimi dhe vlerësimi, ndryshimi i kontratës; dispozitat financiare: kosto të mundshme, pagesa, afate, ndryshimi i valutës, kontabilitet, shuma finale e grantit, rikthimi.


  • Menaxhimi i programit dhe financiar: hyrje, menaxhimi i programit i krahasuar/kundërshtuar me menaxhimin financiar; sfidat kryesore nga praktika: qarkullimi i shpeshtë i stafit, çështjet e komunikimit me partnerët dhe aktorët, përfshirja e ultë e grupeve të synimit, vizibilitet të dobët në BE për projektin; kosto të pranueshme: definicioni dhe llojet, si të identifikohen; dokumente të dëshmisë: definicioni dhe llojet, si të identifikohen dhe mblidhen, sistemi i dosjeve; sistemi i kontabilitetit.


  • Modifikime të kontratës së grantit: pasqyrë e obligimeve kontraktuese, procedura për të ndjekur, prezantim të shembujve dhe gabimet kryesore; ndryshimi i krahasuar/kundërshtuar nga modifikimi; si të dalloni mes ndryshimeve minore dhe të dukshme në kontratat e grantit; korniza kohore për njoftim të autoritetit kontraktues.


Pjesëmarrësin kanë bërë ushtrime praktike në:

  • Probleme në zbatimin e projektit: çfarë të bëhet kur largohet menaxheri aktual i projektit, kur aktivitetet vonohen, presidenti i ri i organizatës partnere nuk tregon interes për bashkëpunim të mëtutjeshëm, shpenzime të pajustifikuar të fondeve të projektit, procedura të pasuksesshme të tenderimit, rezultate të dobët (p.sh. raporti i kërkimit) nga stafi i angazhuar.


  • Përcaktimi i Listës dhe përmbajtjes së dokumenteve të dëshmisë.


  • Modifikimi i buxhetit: shembuj të ndryshimeve më të vogla që kërkojnë njoftim kundër ndryshimeve më të mëdha që kërkojnë aneks kundër ndryshimeve që nuk lejohen.


Pjesa teorike ishte zbatuar gjatë seancave plenare me ndihmën e prezantimeve Power Point, ku, ushtrime ishin zbatuar në 4 grupe të vogla pune me ndihmën e fletushkave dhe prezantimeve me flipçart.


Seminari ishte zbatuar nga Eksperti për Grante të BE-së, z-nja Andreja Tonç me mbështetjen përkatëse të ekspertit të lartë dhe udhëheqësi i ekipit, z-nja Marija Marinaku, me mbështetjen e, si dhe me ndihmën e ndihmës udhëheqësin e ekipit, z. Radomir Trajkoviq.

Trajnimi ishte zbatuar për 4 grupe trajnimi më 11, 12, 14 dhe 15 prill 2016, në hotelin Porta në Shkup.