

Qëllimi specifik i kësaj detyre është të përforcon shkathtësitë dhe të rrit njohuritë e përfituesve të grantit “Thirrje për propozime “Nxitje e përfshirjes sociale” – EuropeAid/135012/M/ACT/MK me qëllim që të sigurohet zbatimi efektive, efikas dhe etik (administrimi i shëndoshë) i grantit.
Gjuha zyrtare për komunikim për të gjitha grant projektet e mbështetura me Grant skemën “Nxitja e përfshirjes sociale” është gjuha angleze. Ekspertët tanë janë ndërkombëtarë, sikur edhe disa prej organizatave që zbatojnë projektet.
Sidoqoftë, ne do të sigurojmë përkthim në gjuhën maqedonase dhe shqipe për të gjitha materialet për trajnim dhe interpretim në të gjitha ngjarjet.
Së paku 6 herë në 2 vitet e ardhshme do të organizojmë seminare për menaxhim dhe udhëheqje (1 ditësh). Nëpërmjet punëtorive të seminareve të përqendruara në përvojat e nga projekti, sfidat dhe zgjedhjen e problemeve, do të shkëmbejmë praktika të suksesshme me koordinatorët tuaj mbi planifikimin strategjik dhe menaxhimin e projekteve.
Qe të sigurohemi se vërtet kuptohet konteksti në të cilin punoni do të kemi vizita në teren, në zyrat e organizatave udhëheqëse të grant projektit tuaj.
Projekti ynë do nis një ueb faqe interaktive. Përveç informatave standarde për grante dhe lidhje standarde për aktorë të rëndësishëm, kjo ueb faqe do të siguron 3 vegla me përdorim jashtëzakonisht të dobishëm për ju.
Do të zhvillojmë 2 ditë trajnim në fazën e përkohshme të grant projektit tuaj, dhe 2 ditë tjera gjatë fazën përfundimtare raportuese të projektit. Pasi që presim numër të madh të pjesëmarrësve, trajnimet do të zhvillohen në 4 grupe me nga përafërsisht 30 pjesëmarrës.