Trajnime në fazën e mesme të zbatimit të projekteve, dita 2

18 Pri 2016
22 Pri 2016
Trajnimet tona janë paramenduar si mundësi për Grantistët që ose të mësojnë diçka të re ose të riafirmojnë njohurinë e tyre si dhe të zgjerojnë shkathtësitë e tyre në lidhje me aspektet e përgjithshme të menaxhimit me ciklin projektues dhe më e rëndësishme me çështjet specifikim që paraprijnë Menaxhimit me Grante të BE-së.

Trajnimet tona janë dizajnuar në mënyrë specifike për pranuesit e Skemës së Granteve “Nxitja e Përfshirjes Sociale” dhe janë kryesisht të synuar për personat e përfshirë drejtpërdrejtë në zbatimin e Projekteve të grantit. Dy persona nga secila organizatë e grantit dhe në raste të jashtëzakonshme, më tepër, janë ftuar për të marrë pjesë në këto trajnime.

2 trajnimet e organizuar në vitin 2016 kanë mbuluar çështjet relevante për fazën e mesme të zbatimit të projekteve: menaxhimi me kontratën e grantit, prokurimi sekondar dhe komunikimi dhe vizibiliteti.

2 trajnimet që duhet organizuar në vitin 2017 do të mbulojnë çështjet relevante për fazën e fundit të zbatimit të projekteve: raportimi narrativ dhe raportimi financiar.
Temat që ishin mbuluar në ditën e dytë të trajnimit për fazën fillestare përfshijnë:

  • Udhëzimet e vizibilitetit dhe strategjia e komunikimit: Manuali për Komunikim dhe Vizibilitet në BE, rregullat e përgjithshme dhe specifike të raportimit, materialet e promovimit (dosje, fletore, lapse, panele, banderola, fanella, kapela, etj.), publikime, (ueb faqe, deklarata për shtyp, fletushka, broshura, etj.); zhvillimi i planit strategjik për komunikim: qëllimi dhe përcaktimi i aktorëve kryesor dhe publikut; mesazhet kryesore; veglat e komunikimit; lloje dhe përmbajtja; menaxhimi i komunikimit; menaxhimi i ngjarjeve.


  • Analiza e aktorëve: përse të bëhet analizë të aktorëve; analiza matricë e aktorëve; vlerësimi i ndikimit dhe rëndësia: kuptimi i fuqisë; baza me të dhëna e aktorëve; çështjet kryesore në analizë të aktorëve; identifikimi i interesit dhe nivelit të përfshirjes së secilit aktor; matrica e pjesëmarrjes së aktorëve.


  • Prokurimi sekondar: konsideratat e përgjithshme të prokurimit për grante të BE-së; vlera për të holla kundër efektivitetit të kostove; çfarë përbën tenderim konkurrues; Aneksi IV; plani i prokurimit sekondar; kontrata të prokurimit sekondar; procedurat e tenderimit dhe veglat: procedura konkurruese me negociata, procedurë e vetme tenderimi, sigurimi i faturës (me kërkim të çmimit të tregut), përgatitja e dokumenteve të tenderit; kosto të pranueshme kundër të papranueshme; transparencë dhe ex-ante publicitet; konflikte të interesit; rregulla të caktimit të sasisë, ri-alokimi, njoftimi, anekse.


Pjesëmarrësit kanë bërë edhe ushtrime praktike për:

  • Mesazhet kryesore të komunikimit dhe vizibilitetit: si të përpiloni një Plan për Komunikim dhe Vizibilitet për një projekt të caktuar të grantit; si të përcaktoni llojet specifike të komunikimit që duhet të përdoren dhe median përkatëse, frekuenca, publiku, pronari, zbatimi dhe formati; si të vendosni objektivat kryesore të planit të komunikimit; si të përcaktoni mesazhet kryesore dhe veglat kryesore të komunikimit për projektin.


  • Analiza të aktorëve: si të identifikoni aktorë të rëndësishëm për projektin specifik të grantit: vlerësimi i fuqive të tyre, ndikimi, interesi; si të përcaktoni përgjigje përkatëse të projektit për çdo aktor; plani i pjesëmarrjes së aktorëve (kur dhe si); si të identifikoni rreziqet që dalin nga pjesëmarrja (mungesa) e aktorëve; si të zhvilloni strategji për pjesëmarrje të aktorëve dhe përkushtim.


  • Mostra të kompletuara të prokurimit: shembuj nga kejtering, qiraja e vendit, dhe shërbime tjera; tabela e dokumentimit për procedurë të vetme të tenderimit, procedurë konkurruese me negociata, modifikim sekondar i kontratës për prokurim.


  • Shembuj të procedurës për negociata: si të plotësoni tabelë krahasuese për një rast specifik të prokurimit.


Pjesa teorike ishte zbatuar gjatë seancave plenare me ndihmën e prezantimeve Power Point, ku, ushtrime ishin zbatuar në 4 grupe të vogla pune me ndihmën e fletushkave dhe prezantimeve me flipçart.

Trajnimi ishte zbatuar nga eksperti i lartë dhe udhëheqësi i ekipit, z-nja Marija Marinaku, me mbështetjen e Ekspertit për Grante të BE-së, z-nja Andreja Tonç, si dhe me ndihmën e ndihmës udhëheqësin e ekipit, z. Radomir Trajkoviq.

Trajnimi ishte zbatuar për 4 grupe trajnimi më 18, 19, 21 dhe 22 prill 2016, në hotelin Porta në Shkup.