LEHTËSIMI I INTEGRIMIT TË MINORITETEVE ETNIKE NË TREGUN E PUNËS ME ANË TË PËRMIRËSIMIT TË POTENCIALIT TË TYRE PËR PUNËSIM

Lokacioni i projektit: 

Republika e Maqedonisë, i gjithë vendi.

Kohëzgjatja e projektit: 

20 muaj: nga 14.12.2015 deri më 14.08.2017.

Objektiva e përgjithshme: 

Lehtësimi i procesit të integrimit të rinjve nga minoritetet etnike në Maqedoni dhe rritja e konkurrencës së tyre në tregun e punës.

Objektivat specifike: 
  • Rritja e punësimit dhe shkathtësive për vetë-punësim për personat e rinj të minoriteteve me anë të programeve fleksibile për ngritjen e kapacitetit në bazë të vlerësimit individual të nivelit të shkathtësive;
  • Mbështetja e krijimit të bizneseve të reja të themeluar nga të rinj të grupeve etnike të minoriteteve;
  • Krijimi i task force për ngritjen e kapacitetit për mbështetje të vazhdueshme të personave të rinj nga minoritetet në zhvillimin e tyre profesional.
Grupi synues / Përfitues: 
  • Persona të rinj nga minoritet etnike në Maqedoni, me fokus të veçantë në të rinjtë e komunitetit rom (së paku 30%) dhe gra (së paku 40%);
  • Punëdhënës potencial;
  • Institucione dhe organizata relevante për mbështetje të minoriteteve dhe grave.
Aktivitete: 
  • Menaxhim i projektit;
  • Programe për ngritjen e kapaciteteve në bazë të vlerësimit individual të nivelit të shkathtësive;
  • Këshillim për karrierë, punësim dhe vetë-punësim, trajnime, kurse për gjuhë angleze dhe IKT, punëtori kreative, zhvillimi i kurseve online;
  • Matja e efektivitetit të programit;
  • Krijimi i task force për ngritjen e kapacitetit;
  • Subvencione për nisje të bizneseve.
Organizata kryesore: 

Fondacioni për shërbim sipërmarrës për të rinj (YES) – Shkup

Organizata partnere: 
Fondacioni “Ardhmëria 21 shekull” – Pllovdiv, BULLGARI / Фондация „Бъдеще 21. век“ – Пловдив, БЪЛГАРИЯ
ZIP Institut – Shkup
Organizata rome e grave në Maqedoni “Daja” – Kumanovë / Romani organizacija e džuvlengiri tari Makedonija “Daja” – Kumanovo
Detaje kontakti: 
PROJECT COORDINATION
Elena NAUMOVSKA, Financial Manager
+389 72 313 083
elena.naumovska@yes.org.mk

YOUTH ENTREPRENEURIAL SERVICE FOUNDATION (YES) – SKOPJE
Olivera ARITONOSKA
+389 76 403 999
olivera.aritonoska@yes.org.mk
www.pretpriemac.mk
https://www.FACEBOOK.com/pretpriemac.mk/?fref=ts