Trajnimet në fazën fillestare do t’ju ndihmojnë që më mirë të kuptoni dhe kërkesat dytësore të prokurimit sipas PRAG. Trajnimet mbi fazën përfundimtare të raportimit do të përqendrohen në përpilimin duhur të raportit narrativ dhe financiar.
Nëpërmjet informacioneve të sakta teorike dhe praktike, raste studimi të shembujve të raportimit dhe shumë ushtrimeve, do të ballafaqohemi me çështjet më kyçe, siç janë: kategoritë e shpenzimeve, shpenzime të pranueshme dhe të papranueshme, mostrat për raportim, dosjet e regjistrave kontabël, duke përfshirë librin kryesor, nën-librat, pagat, dhe regjistrat e pronave fikse, prova e ofrimit të shërbimeve dhe pranimit, regjistri i orëve të punës, librat e automjeteve, fatura, fletëpagesa, deklarata bankare, çështje të TVSH-së, etj.