RRUGA DREJT PUNËSIMIT ME ANË TË ZHVILLIMIT TË SHKATHTËSIVE DHE INTEGRIM TË QËNDRUESHËM NË TREGUN E PUNËS TË ROMËVE, VEÇANËRISHT GRAVE ROME (PATHSKILL)
Komunat e Shkupit të Shuto Orizarës dhe Çairit dhe Komuna e Tetovës në pjesët e banuar me rom.
15 muaj: nga 06.04.2016 deri më 05.07.2017.
Projekti i propozuar do të kontribuojë për përpjekjet kombëtare për uljen e varfërisë dhe përfshirjen socio-ekonomike të romëve, veçanërisht grave rome, në përputhje me objektivat e “Strategjisë kombëtare për përfshirje sociale dhe ulje të varfërisë, Strategjia Kombëtare e Romëve” dhe “Strategjisë për përmirësimin e pozitës së grave rome” duke krijuar mundësi të barabartë për të gjithë në qasjen e tregut të punës.
Objektiva specifike e aksionit është të lehtësojë integrimin e qëndrueshëm në tregun e punës të individëve të përkatësisë etnike rome, veçanërisht grave me anë të përmirësimit të potencialit të tyre të punës dhe trajtimit të pengesave që vështirësojnë pjesëmarrjen në tregun e punës.
- 180 përfitues të përkatësisë etnike rome, me fokus në gratë rome Për të synuar më të cenuarit, prioritet do të jepet nënave vejane/të ndara.
- Themelimi i Grupit Teknik të Punë i përbërë nga profesionistë operativ në fushën e përfshirjes socio-ekonomike të romëve;
- Modulet për trajnimin profesional në përputhje me nevojat aktuale të tregut të punës, veçantitë e përftuesve, prapavijën e tyre profesionale (nëse ka) dhe aftësimi arsimor;
- Plane personale zhvillimore për përfituesit në bazë të vlerësimit të shkathtësive individuale dhe nivelit të njohurisë;
- Trajnime në vendin e punës;
- Trajnim për shkathtësi ndërpersonale dhe komunikimi për të përforcuar kompetencat kryesore të vendit të punës për përfituesit;
- Seanca tematike të synuar për vetëdijesimin e përfituesve dhe familjeve të tyre mbi qëndrimin tradicional drejt arsimit të grave dhe punësimit dhe pasojat nga ajo.
Organizata ndërkombëtare e migracionit (IOM) – Shkup
Biljana SIMEONOVA, Project Coordinator
+389 2 309 5477
Fatma BAJRAM-AZEMOVSKA
+389 70 699 743
Ferdi ISMAILI
+389 78 201 311