Leadership & Management Seminars

Së paku 6 herë në 2 vitet e ardhshme do të organizojmë Seminar për udhëheqje dhe menaxhim (1 ditësh). Nëpërmjet punëtorive të seminareve të përqendruara në përvojat e nga projekti, sfidat dhe zgjedhjen e problemeve, do të shkëmbejmë praktika të suksesshme me koordinatorët tuaj mbi planifikimin strategjik dhe menaxhimin e projekteve. Do të keni mundësi të hulumtoni fusha të ndryshme të drejtimit të organizuar dhe menaxhimit të projekteve sikur rrjetëzimi,  angazhimit të përdoruesit, cilësisë së projekteve, qëndrueshmërisë, inovacionit.

Në sesionet e pasdites do të na bashkohen përfaqësuesit e MPPS dhe NJQFK
, të cilët do t'i dëgjojnë problemet e juaja dhe do t’ju përkrahin në punë në grupe të vogla.

Vetëm 1 person nga secila organizatë në grant projektin tuaj do të ftohet në seminar për udhëheqje dhe menaxhim, kriteri për zgjedhje do të komunikohet në mënyrë plotësuese.

Takimi përfundimtar për udhëheqje dhe menaxhim do të jetë rast për organizim të dy ngjarjeve paralele: Ceremonia e dhënies së certifikatave dhe Panairi i projektit. Panairi i projektit do t’ju ofron një mundësi që të prezantoni rezultatet e grant projektit tuaj, por gjithashtu edhe e projekteve tjera që keni përfunduar me sukses në të kaluarën. Sigurisht që kjo do të jetë edhe një mundësi e shkëlqyer për të prezantuar ide të ardhshme për projekte dhe të diskutohet partneritete të mundshme me organizata tjera pjesëmarrëse. Do të synojmë të gjejmë donatorë të mundshëm në Panairin e projektit, që ndoshta do ti tërheqin idetë e juaja për projekte.


Pjesëmarrësit qo do të marrin pjesë në të gjitha 6 seminaret për drejtim dhe menaxhim do të shpërblehen me Certifikatë për Drejtim projektesh dhe menaxhimt