Shoqata “Konekt” – Shkup
PILOTIMI I MODELIT PËR PUNËSIM TË QËNDRUESHËM TË PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUAR
Lokacioni i projektit:
Rajoni i Shkupit: dhjetë komunat urbane dhe këto në vijim: Haraçinë, Çuçer-Sandevë, Ilinden, Petrovec, Sopishte, Studeniçan, Zelenikovë.
Kohëzgjatja e projektit:
18 muaj: nga 14.12.2015 deri më 14.06.2017.
Objektiva e përgjithshme:
Kujdesi për përfshirje të barabartë dhe aktiv të personave me aftësi të kufizuar në tregun e hapur të punës.
Objektivat specifike:
Të pilotohet dhe promovohet një model i punësimit të qëndrueshëm i personave me aftësi të kufizuar, në bazë të aftësive të tyre për të kontribuar si qytetarë të barabartë dhe aktiv.
Grupi synues / Përfitues:
- Personat me aftësi të kufizuar;
- Sektori afarist;
- Institucionet publike përgjegjëse për punësimin e personave me aftësi të kufizuar;
- Organizatat shoqërore;
- Ekspertë dhe profesionistë;
- Opinioni i përgjithshëm.
Aktivitete:
1) Rritja e punësisë dhe qasje në tregun e hapur të punës nga personat me aftësi të kufizuar:
- Zgjedhja e personave me aftësi të kufizuar për të marrë pjesë në aksionin;
- Sigurimi i trajnimit për shkathtësi elementare (të buta) të punësimit;
- Sigurimi i trajnimeve individuale të veçanta për shkathtësitë specifike relevante për vende të lira të punës;
- Mentorim i personave me aftësi të kufizuar për aplikim dhe fillim i punës së re.
2) Përforcimi i kapaciteteve të kompanive për të ofruar punësime pa barrierë personave me aftësi të kufizuar:
- Kërkim në mesin e punëdhënësve të ndryshim në lidhje me qëndrimet, nevojat dhe pengesat që ndërmarrjet përballohen në lidhje me punësimin e personave me aftësi të kufizuar;
- Punëtori për stafin e resurseve njerëzore;
- PUdhëzim praktik për kompanitë: “Punësimi dhe menaxhimi i PmAK” (titulli i punës);
- Pako mbështetje speciale për kompanitë.
3) Informimi mbi nevojat, mundësitë dhe përftimet e punësimit të personave me aftësi të kufizuar:
- Krijimi dhe funksionimi i një ueb platforme për shkëmbim të informacioneve dhe përvojave;
- Organizimi i takimeve për shkëmbim të homologëve mes punëdhënësve të personave me aftësi të kufizuar;
- Përgatitja e një video klipi për tre histori suksesi të projektit (p.sh. persona me aftësi të kufizuar të punësuar);
- Përgatitja e një teksti politik për përkujdesin e përfshirjes së personave me aftësi të kufizuar në tregun e hapur të punës.
Organizata kryesore:
Shoqata për teknologji asistive “Hapeni dritaret” – Shkup
Organizata partnere:
Detaje kontakti:
ASSOCIATION FOR ASSISTIVE TECHNOLOGY “OPEN THE WINDOWS” – SKOPJE
Margarita GULEVSKA, PR Officer
+389 2 306 8630
+389 70 514 631
margarita.gulevska@openthewindows.org
www.openthewindows.org
https://www.FACEBOOK.com/Open-the-Windows%D0%9E%D1%82%D0%B2%D0%BE%D1%80%...
https://mobile.TWITTER.com/openthewindows
https://www.YOUTUBE.com/user/OTWNGO
Margarita GULEVSKA, PR Officer
+389 2 306 8630
+389 70 514 631
margarita.gulevska@openthewindows.org
www.openthewindows.org
https://www.FACEBOOK.com/Open-the-Windows%D0%9E%D1%82%D0%B2%D0%BE%D1%80%...
https://mobile.TWITTER.com/openthewindows
https://www.YOUTUBE.com/user/OTWNGO