

Kjo ndarje ishte ndarë në bazë të vlerësimit fillestar të Grant Projekteve në bazë të aplikimeve të tyre për grant. Nëse kjo kërkohet, grantistët mund të kenë të drejtë të ri-grupojnë ose ri-emërojnë grupet e tyre në mënyrë përkatëse, në kohën përkatëse.
Pjesëmarrësit gjithashtu kanë bërë ushtrime praktike në temën Tavolina të World Café. Pjesëmarrësit ishin ftuar që të shkëmbejnë shembuj të vendosjes së suksesshme të indikatorëve nga përvoja e tyre personale. Pastaj, nga dy lista e gjerave që i kishin marrë, nga ata ishte kërkuar që të elaborojnë për veprimet që ata përdorin për të fuqizuar përfituesit e projekteve të tyre dhe të diskutojnë nëse dhe si ata përdorin Planin Personal të Punësimit që ishte prezantuar për ata (ose ndonjë vegël të ngjashme). Në fund, nga ata ishte kërkuar që të identifikojnë një ose më tepër projekte të grantit që kanë grupet e synimit të ngjashëm ose të njëjtë, fushat gjeografike dhe aktivitete dhe pastaj të mendojnë metodat dhe kohëzgjatjen e bashkëpunimit të përbashkët dhe rrjetëzimit.
Një prej aspekteve më të rëndësishme të Seminarit për udhëheqje dhe menaxhim të dytë ishte promovimi i ueb faqes së projektit, në veçanti forumi i faqes. Ishte bërë një pasqyrë e detajuar të gjitha pjesëve të ueb faqes. Ishte bërë dallim mes përftuesve të përgjithshëm (publiku i përgjithshëm), të cilët do të mund të shkarkojnë resurset e ngjarjeve dhe përfituesit e regjistruar (grantistët), që mund të hyjnë në faqen dhe Forumin dhe PSP. Ishte bërë një demonstrim si grantistët mund të hyjnë dhe si mund të angazhohen në diskutimet e Forumit (të komentojnë ose përgjigjen në lidhje me tema përkatëse). Grantistët ishin inkurajuar të lexojnë të gjithë përmbledhjet e projektit në seksionin e Grantistëve për të identifikuar projekte që mund të bashkëpunojnë dhe bëjnë rrjetëzim. Ishin ftuar të përdorin Forumin në mënyrë intensive për të parashtruar pyetje dhe të sigurojnë përgjigje mbi çështjet që janë sfiduese për zbatimin e lehtë të projekteve të tyre. Ishte sqaruar që ekspertët e projektit do të vëzhgojnë dhe marrin pjesë në diskutimet e Forumit dhe që grantistët mund të zgjedhin që të dërgojnë një mesazh drejtpërdrejtë ekspertit; megjithatë grantistët ishin inkurajuar që mbi gjitha të shkëmbejnë informacione dhe përvoja mes vete. Në fund, grantistët ishin ftuar që të përdorin ueb faqen në mënyrë intensive gjatë periudhës vijuese prej dy javëve dhe të sigurojnë informacione kthyese për ekipin e projektit për mangësitë e mundshme teknike ose përmirësime të mundshme funksionale.
Edhe këtë herë në seminarin ishin të pranishëm Oficerët e Monitorimit të MPPS. Gjatë sesionit të ushtrimit, ata u bashkëngjiten tavolinave të World Café dhe kanë ndihmuar grantistët për të zgjedhur çështjet e vendosjes së indikatorëve, përfshirjes së përfituesve dhe rrjetëzimi.
Pjesa teorike ishte zbatuar gjatë seancave plenare me ndihmën e prezantimeve Power Point, ku, ushtrime ishin zbatuar në 8 Tavolina World Café, në renditjen si më lartë, me ndihmën e fletushkave dhe prezantimeve me flipçart.
Seminari ishte zbatuar nga Ekspertit për Grante të BE-së, z-nja Andreja Tonç dhe ndihmës udhëheqësi i ekipit, z. Radomir Trajkoviq, të cilët të dy mbuluan dy prezantimet e përgatitur nga eksperti i lartë dhe udhëheqësi i ekipit z-nja Marija Marinaku, pasi që ajo nuk ka mundur të merr pjesë në seminarin. Gjatë ditës së seminarit, udhëheqësi i ekipit është drejtuar në seancë plenare me anë të Skype.
Seminari ishte zbatuar në një grup të vetëm të seminarit më 27 maj 2016, në hotelin Porta në Shkup.