

Kjo ndarje ishte ndarë në bazë të vlerësimit fillestar të Grant Projekteve në bazë të aplikimeve të tyre për grant. Nëse kjo kërkohet, grantistët mund të kenë të drejtë të ri-grupojnë ose ri-emërojnë grupet e tyre në mënyrë përkatëse, në kohën përkatëse.
Pjesëmarrësit gjithashtu kanë zhvilluar ushtrime praktike në temën e Tavolinave World Café. Një aspekt i punës në grupe ishte për të përqendruar në kuptim më të mirë grant projektit personal duke u njoftuar dhe duke mësuar nga projektet tjera të grantit. Një pikë tjetër i punës në grupe ishte përqendrimi në ngritjen e ekipit. Pjesëmarrësit ishin pyetur të japim një vlerësim individual për gjëra të ndryshme të mbijetesës dhe pastaj të analizohet rezultati mesatar që nxirret nga i gjithë ekipi në të cilin bëjnë pjesë.
Një pikë që ishte posaçërisht e vlerësuar nga gjithë pjesëmarrësit ishte përfshirja e Oficerëve për Monitorim nga MPPS dhe DQFK. Bashkë me ata, ishin ngritur çështjet sfiduese dhe ishin propozuar zgjidhje praktike.
Pjesa teorike ishte zbatuar gjatë seancave plenare me ndihmën e prezantimeve Power Point, ku, ushtrime ishin zbatuar në 8 Tavolina World Café, në renditjen si më lartë, me ndihmën e fletushkave dhe prezantimeve me flipçart.
Seminari ishte zbatuar nga eksperti i lartë dhe udhëheqësi i ekipit, z-nja Marija Marinaku, me mbështetjen e Ekspertit për Grante të BE-së, z-nja Andreja Tonç, si dhe me ndihmën e ndihmës udhëheqësin e ekipit, z. Radomir Trajkoviq.
Seminari ishte zbatuar në një grup të vetëm të seminarit më 5 prill 2016, në hotelin Porta në Shkup.