PROMOVIMI I PËRFSHIRJES AKTIVE TË PERSONAVE NË DISAVANTAZH TË PËRJASHTUAR NGA TREGU I PUNËS

Lokacioni i projektit: 

Rajoni i: Shkupit, Verilindor, Jugperëndimor, Vardarit, Pollogut.

Kohëzgjatja e projektit: 

20 muaj: nga 14.12.2015  deri më 14.08.2017.

Objektiva e përgjithshme: 

Rritja e aktivizimit dhe përfshirjes së personave në rrezik nga përjashtimi social në tregun e punës duke mobilizuar dhe/ose përmirësuar shkathtësitë e tyre, arsimin, kualifikimet dhe lehtësimin e integrimit të tyre të plotë në shoqëri dhe në veçanti qasja e tyre në tregun e punës.

Objektivat specifike: 
  • Rritja e potencialit për punësim të personave në rrezik nga përjashtimi social duke promovuar rrugë individuale drejt punësimit;
  • Zhvillimi dhe zbatimi i shërbimeve të synuara të punësimit dhe trajnimit që rezulton me integrimin e qëndrueshëm në tregun e punës për personat në rrezik nga përjashtimi social;
  • Identifikimi dhe transferimi i praktikave të mira të integrimit në tregun e punës të personave në rrezik nga përjashtimi social dhe sigurimi i ndikimit më të madh dhe shumimi.
Grupi synues / Përfitues: 
  • Persona me aftësi të kufizuar që kanë kushtet për të punuar;
  • Ish të varur nga droga dhe alkooli;
  • Viktima të dhunës familjare;
  • Kriminel të rinj;
  • Persona të rinj që kanë braktisur shkollën herët;
  • Persona të rinj pa prindër dhe kujdes prindëror (moshë 18-26);
  • Persona që jetojnë në rajone të largëta dhe rurale;
  • Prindërit e fëmijëve në rrugë;
  • Prindërve të ndarë/vejan;
  • Përfitues të ndihmës sociale;
  • Persona të pastrehë;
  • Persona tjerë në disavantazh.
Aktivitete: 

KATEGORIA 1:

  • Përmirësimi i shkathtësive të profesionistëve për punësim dhe kujdes social.

Aktivitetet specifike janë:

  • Sigurimi i seminareve të synuar për profesionistët për punësim dhe kujdes social mbi praktikat në lidhje me “Mentorimin për përfshirje sociale”. Seminaret do të trajnojnë mentorë përkatës për aftësitë dhe njohuritë themelore të nevojshme për të krijuar një lidhje efektive të mentorimit me grupet e synuar në procesin e përpilimit të planeve individuale të veprimit.

KATEGORIA 2:

  • Përforcimi i motivimit, pjesëmarrjes dhe punësimit të grupeve në rrezik. Aktivitetet do të dizajnohen për të plotësuar nevojat specifike të grupit të synuar.

Aktivitetet specifike janë:

  • Vlerësim i nevojave për zhvillimin e shkathtësive të personave që përkasin grupeve të synimit, përcaktimi i profilit për shkathtësi/kompetencë të nevojshme për punë;
  • Përgatitja e planeve individuale për rrugën drejt punësimit për të siguruar pjesëmarrësit me mbështetje, këshillim për trajnim dhe në fund vendosja në punë ose punësim;
  • Sigurimi i fuqizimit psiko-social dhe trajnim mbi shkathtësitë e buta;
  • Sigurimi i programeve specifike në vend të punës (kurrikula teorike dhe praktike);
  • Zbatimi i seminareve për mbështetje të individëve për themelimin e bizneseve të vogla dhe vetë-punësim dhe sipërmarrje sociale;
  • Dizajnimi i shërbimeve këshilluese dhe këshillimore për të përforcuar strukturën e qelizës familjare dhe për të përballuar me çrregullimet familjare.

KATEGORIA 3:

  • Krijimi i rrjetëzimit dhe partneriteteve mes furnizuesve të shërbimeve.

Aktivitetet specifike janë:

  • PZbatimi i seminareve të furnizuesve publik dhe privat të shërbimeve duke shfaqur praktikat më të mira evropiane dhe ndërkombëtare në kuptim të promovimit të prospekteve të punësimit për grupet e synimit dhe bashkëpunimi mes sektorëve dhe institucioneve;
  • Fushatë për ngritjen e vetëdijes për punëdhënësit e synuar në sektorin publik dhe provat me qëllim të luftës kundër paragjykimit ndaj grupeve të synuar;
  • Themelimi i këndeve për rrjetëzim (virtuale dhe fizike) ku personat në disavantazh mund të takohen, të shkëmbejnë përvoja dhe të krijojnë partneritete;
  • Promovimi i vullnetarizmit dhe praktikat për njoftimin më të mirë me botën korporatave (do të punojmë bashkë me Odën Ekonomike dhe shoqërinë civile);
  • Zhvillimi i propozimeve për përforcimin e bashkëpunimit mes institucioneve dhe qendrave lokale për punësim, Qendrat për Punë Sociale, autoritetet lokale dhe OJQ.

Një perspektivë për barazi gjinore do të zbatohet në kuptimin horizontal bashkë me gjitha aktivitetet e propozuara.

Qendra për kujdes të familjes dhe fëmijëve (KMOP) – Athinë, GREQI / Κέντρο Μέριμνας Οικογένειας και Παιδιού (KMOП) – Αθήνα, ΕΛΛAΔΑ

Organizata partnere: 
Instituti për hulumtime ekonomike dhe politika “Finance Think” – Shkup
Detaje kontakti: 
PROJECT COORDINATION
Fotiss ROUSSAKIS, Financial Manager
roussakis.f@kmop.gr

FAMILY AND CHILDCARE CENTRE (KMOP) – ATHENS, GREECE
+30 210 363 7547
kmop@kmop.eu
www.kmop.gr
https://www.FACEBOOK.com/kmop.eu

ECONOMIC RESEARCH AND POLICY INSTITUTE “FINANCE THINK” – SKOPJE
Tereza KOČOSKA
+389 2 615 6168
www.financethink.mk
info@financethink.mk
https://www.FACEBOOK.com/FinanceThink/?fref=ts