PLATFORMA SIPËRMARRËSE PËR PËRFSHIRJE SOCIALE DHE EKONOMIKE TË GRAVE NGA GRUPET E MINORITETEVE (EPESI)

Lokacioni i projektit: 

Komunat e Shkupit, Tetovës, Kumanovës, Shtipit.

Kohëzgjatja e projektit: 

20 muaj: nga 14.12.2015  deri më 14.08.201.

Objektiva e përgjithshme: 

Përmirësimi i nivelit të integrimit ekonomik dhe social i grave të papunë nga komunitetet etnike minoritare, në veçanti rome, shqiptare dhe turke, me anë të hapjes së qendrave rajonale të trajnimit për arsim afatgjatë, para-kualifikim dhe zhvillim i shkathtësive personale.

Objektivat specifike: 
  • Përmirësimi dhe përforcimi i relacioneve mes ofertës dhe kërkesës së fuqisë punëtore;
  • Mbështetja dhe përmirësimi i kapaciteteve personale dhe mundësive për punësim dhe vetë-punësim me anë të rritjes së nivelit dhe përfitimit të shkathtësive përkatëse praktike;
  • Krijimi i një sistemi për trajnim të vazhdueshëm të grupeve përkatëse të synimit për zhvillimin e shkathtësive profesionale sipas identifikimit paraprak të nevojave të vërteta të punëdhënësve;
  • Ngritje të vetëdijes së komunitetit afarist në lidhje me kapacitetet profesionale të kësaj kategorie të njerëzve për të përmirësuar kushtet ekonomike të rajoneve;
  • Përcaktimi i bashkëpunimit institucional mes OJQ në njërën anë dhe institucioneve qeveritare në anën tjetër: Ministria e Arsimit dhe Shkencës, Ministria e Punës dhe Politikës Sociale dhe Agjencia e Punësimit e Republikës së Maqedonisë në nivelin lokal dhe rajonal.
Grupi synues / Përfitues: 

Gra të papunë nga grupet e minoriteteve – rome, turke, vllahe, boshnjake, serbe, dhe tjerë si dhe maqedonase dhe shqiptare të moshës 18-55.

Aktivitete: 

A1

  • Themelimi i zyrave lokale dhe përcaktimi i stafit administrativ;
  • Takime të rregullta me stafin lokal, vizita të vendeve dhe komuniteteve dhe pjesëmarrje në ngjarje;
  • Themelimi i rrjetit të 4 qendrave rajonale APT në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Shtip.

A2

  • Zgjedhja e anëtarëve për të krijuar ekipin prej 10 ekspertëve për përfshirje sociale;
  • Zgjedhja e kandidatëve në bazë të motivimit dhe gatishmërisë së kandidatëve;
  • Krijimi i 10 moduleve të trajnimit për përfshirje sociale;
  • Përpilimi i një studimi për ekran për karakterin e grave të papunë nga komunitetet minoritare në Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Shtip;

A3

  • Zbatimi i trajnimeve – modulet e trajnimit për përfshirje sociale sipas moduleve të përgatitura të trajnimit;
  • Zbatimi i APT sipas moduleve të përgatitur për APT;
  • Zbatimi i shërbimeve të konsultimit për vetë-punësim;
  • Trajnim në vendin e punës tek punëdhënës potencial.

A4

  • Mbledhja e të dhënave për nevojat e kompanive për punësim;
  • Zbatimi pyetësorit për punëdhënësit;

A5

  • Konferencë fillestare;
  • Formimi i grupit për menaxhim të projektit (GMP);
  • Zbatimi i fushatës informative në katër gjuhë (maqedonisht, shqip, turqisht dhe rome);
  • Integrimi i aktiviteteve të projektit në projektet dhe programet tjera evropiane dhe vendore;
  • Promovim dhe qëndrueshmëri;
  • Menaxhimi i pjesës financiare të realizimit të aktiviteteve të projektit;
  • Raportimi; raporte progresi për gjysmë vit, raporte vjetore dhe raport final.

Qendra për arsim profesional dhe trajnim (QAPT) – Shkup

Organizata partnere: 
Qendra maqedonase zhvillimore për organizata qytetare – Shkup
Qendra për komunitetin rom (QKR) “Drom” – Kumanovë
Shoqata “Multikultura” – Tetovë
Detaje kontakti: 
PROJECT COORDINATION
Maja DILBEROVA, Project Manager
+389 75 369 955
epesiproject@gmail.com

VOCATIONAL AND EDUCATIONAL TRAINING CENTRE (VETC) – SKOPJE
Goran SPASOVSKI
+389 78 396 318
goran_spa@yahoo.com
www.csoo.edu.mk

MACEDONIAN DEVELOPMENT CENTRE FOR CIVIL ORGANIZATIONS – SKOPJE AND ŠTIP
Elena VUČKOVSKA, Project Coordinator
+389 78 337 992
contact.mdcco@gmail.com
https://www.FACEBOOK.com/?ref=tn_tnmn

ASSOCIATION "MULTIKULTURA" – TETOVO
Vullnet ZENKI, Project Coordinator
+389 70 858 144
info@multikultura.org.mk
www.multikultura.org.mk
https://www.FACEBOOK.com/www.multikultura.org.mk/?fref=ts

ROMA COMMUNITY CENTRE (CRZ) “DROM” – KUMANOVO
Ahmet JAŠAREVSKI, Project Coordinator
+389 70 541 535
ahmet_drom@yahoo.com
www.drom.org.mk
https://www.FACEBOOK.com/RCC-DROM-249054701881/?fref=ts