PËRMIRËSIMI I PUNËSIMIT TË ROMËVE ME ANË TË ARSIMIT DHE TRAJNIMIT

Lokacioni i projektit: 

Rajoni i Shkupit: Komuna e Shuto Orizarës; Rajoni Lindor: Dellçevë, Vinicë, Crnik dhe Trabotivishte.

Kohëzgjatja e projektit: 

24 muaj: nga 29.12.2015  deri më 30.12.2017.

Objektiva e përgjithshme: 

Rritja e punësimit afatgjatë të komuniteteve të margjinalizuar rome me anë të arsimit për të rritur dhe trajnimit, programe për shkrim/lexim dhe qasjes së rritur në arsim të hershëm fëmijëror dhe kujdes.

Objektivat specifike: 
  • Rritja e integrimit të rriturve rom në tregun e punës me anë të arsimit dhe trajnimit për të siguruar diploma të arsimit fillor dhe të mesëm;
  • IPërmirësimi i regjistrimit në arsim dhe përqindjeve të qëndrimit për fëmijët rom të moshës zero deri gjashtë me anë të përfshirjes së komunitetit dhe rritjes së qasjes në arsim fëmijëror të hershëm dhe kujdes;
  • Fuqizimi i grave rome për të luftuar diskriminimin gjinor dhe etnik me anë të themelimit të grupeve të fuqizimit dhe arsimit.
Grupi synues / Përfitues: 
  • Fëmijët rom të moshës nga zero në gjashtë;
  • Nënat dhe baballarët që kanë ndaluar arsimin e tyre para kompletimit të arsimit të mesëm dhe fëmijë rom të moshës nga zero në gjashtë.
Aktivitete: 

Aktivitete për arsimin e të rriturve:

  • Arsimi dhe trajnimi i të rriturve rom që kanë braktisur me para shkollën për të marrë diploma zyrtare, të lëshuar nga shtetit për arsimin fillor dhe të mesëm.

Aktivitete të arsimit fëmijëror të hershëm dhe kujdes:

  • Zhvillimi i trajnimeve për stafin pedagogjik dhe drejtuesit e shkollës;
  • Sigurimi i trajnimit dhe mbështetjes pas shkollës për nxënësit rom;
  • Sigurimi i mbështetjes për regjistrim, transport, imunizim dhe vaksinim dhe informacione për fëmijët rom dhe familjet e tyre.

Fuqizimi i grave dhe komunitetit:

  • Themelimi i grupeve javore për fuqizim dhe mbështetje të grave Zhvillimi i takimeve mujore të komunitetit për të diskutuar çështjet që kanë të bëjnë me punësim, arsim dhe të drejtat gjinore.

Fondi arsimore i romëve (REF) – Budapest, HUNGARI / Roma Oktatási Alap (REF) – Budapest, MAGYARORSZÁG

Organizata partnere: 
Qendra arsimore rome në Shuto Orizarë “Ambrella” – Shkup
OJQ “Kham – Delçevë
Detaje kontakti: 
ROMA EDUCATION FUND – BUDAPEST, HUNGARY
Anasztazia NAGY
anagy@romaeducationfund.org
Albert MEMETI, Project Manager
albert_memeti@yahoo.co.uk
+359 87 896 4701
Skype: albert_memeti

ROMA EDUCATION CENTRE OF ŠUTO ORIZARI “AMBRELA” – SKOPJE
Aida MUSTAFOVSKA, Project Coordinator
aida_mustafovska@yahoo.com
+389 78 596 919

NGO "KHAM – DELČEVO"
Sara JAŠAROVSKA, Project Coordinator
sarajasarovska@ymail.com
+389 77 813 848