GRATË RURALE: ÇELËSI I RRITJES EKONOMIKE

Lokacioni i projektit: 

Rajoni i Pollogut: Komunat rurale të Bogovinës, Bërvenicës, Vrapçishtit, Tearces, Zhelinës, Mavrovës dhe Rostushes dhe Jegunovce.

Kohëzgjatja e projektit: 

18 muaj: nga 14.12.2015  deri më 13.06.2017.

Objektiva e përgjithshme: 

Rritja e pjesëmarrjes së grave rurale të komuniteteve etnike në tregun e punës duke krijuar mundësi dhe krijimi i mjedisit për punësimin dhe vetë-punësimin e tyre.

Objektivat specifike: 
  • Zhvillimi dhe furnizimi i programeve specifike të ngritjes së kapacitetit sipas nevojave individuale dhe kushteve të grave etnike të minoriteteve;
  • Mbështetja e zhvillimit dhe zgjerimit të aktiviteteve ekonomike dhe vetë-punësimit të grave rurale;
  • Dizajnimi dhe themelimi i mekanizmave/autoritetit këshillimor në fushën e masave të punësimit dhe praktikave të fokusuar në gratë etnike.
Grupi synues / Përfitues: 

Grupi primar synues:

  • Gratë e gjitha grupeve etnike (turke, shqiptare, boshnjake dhe maqedonase) të moshës 20-45 (150 gra në total) drejtpërdrejtë të përfshirë në zbatimin nga pjesët rurale të rajonit të Pollogut.

Grupi synues sekondar (jo-direkt):

  • Gratë që kanë zhvilluar biznes në rajonin e Pollogut, gratë nga grupet etnike të margjinalizuar, familjet e tyre të kanë mjedis më të mirë të jetës, punëdhënës në tregun e punës nga rajoni i Pollogut me komunat e tyre të përfshirë në projekt.

Përfitues final:

  • Një grup më i gjerë i përbërë nga punëdhënës dhe shoqatat e tyre, komunat, OJQ, dhe organizatat tjera zhvillimore dhe arsimore.
Aktivitete: 
  • Vlerësimi i nevojave i zbatuar në komunat përkatëse në lidhje me gratë etnike të minoriteteven;
  • Krijimi i profilit të pjesëmarrësve dhe zgjedhja e pjesëmarrësve të projektit;
  • Zhvillimi i planeve individuale të veprimit për punësim për pjesëmarrësit e zgjedhur në projekt;
  • Trajnime dhe certifikim i grave si mbledhës së bimëve të malit;
  • Sigurimi i trajnimit në vend pune për pjesëmarrësit e trajnimit tek punëdhënësit e zgjedhur;
  • Zhvillimi i planeve afariste për zgjerimin e bizneseve në pronësi të grave;
  • Zhvillimi i planeve afariste për kompanitë fillestare në pronësi të grave;
  • Përgatitja dhe printimi i materialeve publicitare në lidhje me projektin.

Shoqata për zhvillim lokal rural (SHZHLR) – Tetovë

Organizata partnere: 
Komuna e Bogovinës – Bogovinjë
Detaje kontakti: 
PROJECT COORDINATION
Ivana SRCEVA, Project Coordinator
+389 70 770 215
srcevaivana@gmail.com

ASSOCIATION FOR LOCAL RURAL DEVELOPMENT (ALRD) – TETOVO
Ivana SRCEVA
+389 70 770 215
office@zlrr.org.mk
www.zlrr.org.mk
https://www.FACEBOOK.com/ZLRR.ALRD/